Kryetari i Lidhjes Demokratike është pyetur se a pret që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani të tentojë ta pengojë formimin e qeverisë së re, duke mos thirrur seancë të Kuvendit për formimin e saj, ka thënë se një gjë të tillë smund ta ndalë askush, shkruan Gazeta Blic.
Mustafa ka thënë se nuk ka të drejtë askush ta pengojë një gjë të tillë, as Vjosa Osmani.“Unë konsideroj që thirrja e seancës nuk është cështje e vullnetit apo mosvullnetit të ndokujt, qoftë kryetares së Kuvendit, apo dikujt tjetër. Seanca e Kuvendit duhet të thirret dhe seanca e Kuvendit duhet të mbahet. Nuk ka askush të drejtë që ta pengojë Kuvendin që ta bëjë punën e vetë”, ka thënë Mustafa.
Discussion about this post