Kreu i LDK’së, Isa Mustafa sonte në Desku ka thënë se është i gatshëm të takohet në çdo kohë me Albin Kurtin e VV;së rreth zgjidhjes së dialogut me Serbinë.
‘’E vëhtirë është por duhet të dominojë arsyeja. Nëse ky proces duhet të shkojë përpara. Më mirë të ulemi e të flasim se sa ta dialogojmë me të tjerët për marrëveshjen.’’.
‘’Cdonjëri prej nesh, edhe unë duhet të shkoj ta lus VV’në e PDK’në e ta gjejmë një zgjidhje. Nuk konsideroj që ne nuk duhet të komunikojmë për cështjet. Mund të jemi të hatruar, por jam i gatshëm në cdo moment të ulem me Kurtin për dialogun dhe të kërkoj mendimin e tij për zgjidhje sepse kështu do të ishim më të fortë’’
Discussion about this post