Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar një tryezë me partitë politike për të disktuar rreth zgjedhjes së emrit për presidentin e shtetit.
Sipas kreut të LDK-së, zgjidhja e duhur do të ishte që të përcaktohet personi që do të jetë president i Republikës, e jo vendi të organizojë zgjedhje.
“Në fillim të dhjetorit, javën tjetër ose pak më vonë. Të ulemi dhe të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të bëjmë përpjekje të bëjmë një zgjidhje, e cila sipas opinionit tonë është më mirë të gjendet tani se sa të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisim edhe njëherë situatën.
Për Haradinajn s’kam përgjigje, sepse është çështje e Haradinajt dhe AAK-së. Mirëpo, për çdo gjë duhet të ulemi me subjektet parlamentare dhe të diskutojmë”, ka thënë ai. /Indeksonline/
Discussion about this post