Po vazhdojnë zhgënjimet e aktivistëve të LVV-së lidhur me udhëheqjen e shtetit nga kjo parti. Së fundmi ish-anëtari i VV-së Florim Zeqiri i është bashkuar PSD-së. Lajmin e ka bërë të ditur njër prej figurave kryesore të PSD-së, Frashër Krasniqi, shkruan Insajderi.
Krasniqi përmes një statusi në “facebook”, ka treguar se ish-anëtari i LVV-së është i zhgënjyer nga kjo parti dhe kjo ka bërë që ai t’i bashkohet PSD-së.
“Prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së. Gjithandej qytetarët po na bashkohen, duke e parë qartë rrezikun që po i kanoset shoqërisë e shtetit tonë, nga një qeverisje me mendësi autoritare”, ka shkruar ai.
Brutaliteti i Kurtit nuk frikëson askënd, i dalin kundër edhe deputetët e tij
Ndryshe edhe gjashtë deputetë të qeverisë Kurti kanë dal kundër atij. Fatmir Humolli, Eman Rrahmani, Alban Bajrami, Visar Korenica, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë për mos ekzekutim të pagave për mësimdhënësit që morën pjesë në grevë, shkruan Gazeta Insajderi.
Dy nga këta deputet janë nga Lista Guxo. Jeta Statovci e Hashi Avdyli dolën mbrëmë me qëndrime të tyre kundër vendimit. Ata kërkuan që pagat të ekzekutohen për muajin shtator.
Discussion about this post