Granit Xhaka ishte brilant sonte në barazimin 3-3 me Francën pas 120 minutave lojë.
Ai ishte absolutisht fajtori kryesor pse Zvicra mbizotëroi në mesfushë, teksa bëri një asistim brilant në kohën shtesë për ta dërguar takimin në vazhdime, shkruan Periskopi.
Gabimet e tij ishin të rralla ose të paqena, por ai ka befasuar në rrjetet sociale pas 120 minutave lojë.
Derisa të gjithë po i prisnin penalltitë, ai është parë duke pirë Coca-Cola, gjë që nuk është aspak normale për një futbollist.
Discussion about this post