Pas dështimit të rishikimit të buxhetit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në mbledhjen e sotme në të cilën nuk morrën pjesë partitë opozitare, sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren Visar Islamaj e quan fëminore mëndësinë e Mytaher Haskukës, i cili thotë Islamaj kërkon vota për kalim të vendimeve të tij pasi e ka prishur koalicionin me partnerët e deritashëm. Islamaj ia kujton haskukës se si funskionon qeverisja e sukseshme në një Komunë.
Reagimi i plotë:
Për të qeverisur suksesshem një komunë domosdoshmërisht duhet ta kesh shumicën në Kuvendin e Komunës, ngase Ligji e njeh si autoritetin më të lartë vendimmarrës dhe politikë bërës për një komunë të caktuar.
Arroganca e pushteti lokal në Prizren, tanimë e njohur me gjuhën dhe veprimet e veta, edhe sot tentoi në mënyr klandestine, për interesa të pushtetit, ta kaloj rishikimin e buxhetit komunal.
Për ta marr një vendim në Kuvendin e Komunës, në seancë duhet të jenë të pranishëm mbi gjysma e anëtarëve të Kuvendit dhe për të konsideruar se një vendim ka kaluar duhet që së paku shumica e anëtarëve të pranishëm të kenë votuar për, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe.
Sot, Mytaher Haskukës i dështoi seanca urgjente e Kuvendit të Komunes për rishikimin e buxhetit, ngase para ca ditësh e përjashtoi partnerin e fundit nga koalicioni, prandaj është e habitshme se si, i njëjti, pret që me qasje përjashtuese t’i afrohen partnerë për të ia bërë numrat.
Kjo qasje e Mytaher Haskukes, tregon se sa i vobektë eshte ne te kuptuarit e qeverisjes lokale, dhe sa degraduese është qasja e tij në zhvillimin e qytetit te Prizrenit.
Discussion about this post