Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës është publikuar ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. I cili ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Ndonëse, rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në vendin tonë ndodhi në mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për miratimin e këtij ligji më 14 gusht. I cili ishte i propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, rreth një javë më parë pasi presidenti Hashim Thaçi, dekretoi këtë ligj, u vendos edhe në Gazetën Zyrtare të shtetit.
Përveç tij, Thaçi dekretoi edhe dy ligje të tjera, me ç’rast i cilësoi si tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post