Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar kur do të bëhen pagesat për shtresat sociale, bizneset dhe kategoritë e tjera.
Sipas Hotit, nga java e ardhshme do të nis shpërndarja e pagesave, ndërkaq deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i ka aprovuar Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Evropa.
Hoti nëpërmjet një infografi ka treguar se cilat kategori do të përfitojnë nga Qeveria e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
#Rimekembja po ndodhë!
Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.
#QeveriaHoti
Discussion about this post