Gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë me asistencë sociale, përveç pagesës së rregullt do të marrin edhe asistencë tjetër sociale.
Qeveria e vendit ka marrë vendim që për shkak të situatës me Coronavirus, për tre muajt e ardhshëm të kompensoj përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale me dyfishin e shumës që marrin deri tani.Këtë e ka bërë të ditur për Front Online në një përgjigje me shkrim nga zyra për medie e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“MPMS-ja të gjitha këto familje do t’i kompensoj për tre muajt e ardhshëm (tetor, nëntor, dhjetor) me dyfishin e shumës që kanë marr deri tani”, kanë thënë ata për Front Online.
Nga ky vendim do të përfitojnë 24 mijë e 496 familje me gjithsej 98 mijë e 990 anëtarë.“Aktualisht përfitues në Skemën e Asistencës Sociale janë 24 mijë e 496 familje, me 98 mijë e 990 anëtarë të familjes”, është bërë e ditur tutje në përgjigje.
Në përgjigjen e dhënë për Front Online, thuhet se nëse familja një anëtarësh që ka marrë 60 euro për një muaj do të marr 120 euro për 3 muajt që do të kompensohen nga Qeveria.“Nëse një familje një anëtarësh ka marr 60 euro për një muaj gjatë tre muajve të ardhshëm do të marr 120 euro, ose një familje 15 anëtarësh që merr 180 euro për një muaj, gjatë këtyre tre muajve do marr 360 euro”, thuhet në përgjigje.
Discussion about this post