Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të premten tetë viktima me koronavirus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 828 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 5.102 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Më 19 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 744 persona, derisa aktive janë 11.812 raste.
E hëna e javes se trete te ketij muaji është shënuar si dita me më së shumti vdekje nga Covid-19 (13), ku njëri nga të vdekurit ishte 45-vjeçar. Kështu u bë e ditur nga raporti ditor i IKSHPK’së lidhur me rastet e virusit korona.
Covid-19 u ka marrë jetën e 42 personave të cilët u prekën nga virusi në fjalë për pesë ditët e javës së tretë të muajit mars në Kosovë.
Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, kanë vdekur 1.774 persona prej Covid-19.
Numri total i rasteve aktive është 11.812.
Discussion about this post