Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka treguar se cili është dallimi i tij në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, në lidhje me mos daljen në debate televizive me kundër kandidatet për kryeministër, shkruan Gazeta Metro.
Albin Kurti thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum.
I pyetur nga Jeta Xhara se cili është dallimi mes tij edhe ish presidentit, Hashim Thaçi dhe presidenti historik Ibrahim Rugova në lidhje në mos daljen në debate televizive me kundër kandidatët, Kurti tha se ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur.
“Këto janë zgjedhjet e para në Kosvën e pasluftës që janë referendum, jemi në kontekstin ku shteti s’ka qenë kurrë më i kapur se tani. Ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur”, tha Kurti në Kallxo.com
Ndryshe lideri i VV’së është ftuar në debat nga kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, por diçka të tillë nuk ka pranuar Kurti.
Discussion about this post