Anthony Joshua ka arritur fitore me nokaut kundër Kubrat Pulev.
Në raundin e tretë Joshua tregoi fuqinë e tij kundër Pulev, duke e sulmuar furishëm e ku Pulev edhe u rrëzua.
Por, Pulev arriti të këndellet në raundin e katërt dhe filloi sulmin e tij kundër Joshuas.
Kurse, në raundin e nëntë Joshua arriti ta nokautojë Pulevin dhe të arrijë fitore në këtë ndeshje.
Joshua deri më tani kishte zhvilluar 23 ndeshje ku 21 prej tyre i ka fituar me nokaut dhe një e ka humbur, kurse tani historisë së tij i është shtuar edhe një fitore tjetër./Sinjali Sportiv/
Discussion about this post