Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.
Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat, megjithatë nuk mbeti nuk mbeti pa reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.
Bajrami ka treguar se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri Hoti.
Ai tha se ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë
Nga 170 euro për paga mujore
Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve”, ka njoftuar Hoti.
Discussion about this post