Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelemendi ka akuzuar Qeverinë Kurti, që sipas tij, iu është nënshtruar Qeverisë së Serbisë.
Kelmendi ka thënë se “populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime”. Këto komente, ai i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook.
Tutje, ai ka thënë se kjo qeveri, nga data 1 prill, ia ka mundësuar Serbisë që t’i fitojë 30 milion euro përmes mallrave.
Kelmendi, gjithashtu është shprehur se kjo qeveri, pasi e ka humbur edhe betejen me Gjykatën Kushtetuese, po e vendosë reciprocitetin me Serbinë.
Postimi i plotë:
Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime!
Rreth 30 milion euro mallra nga Serbia kanë hyrë nga 1 prilli në Kosovë, e tash pasi e humbi edhe “betejën” me Gjykatën Kushtetuese, po e vendosë reciprocitetin me Serbinë.
-Kush e nderoi Serbinë me “çmimin e humanizmit” duke ia pranuar 1 mijë teste për COVID-19?
-Kush ia morri 10 milion euro buxhetit për pagesën e rrymës së serbëve në veri?
-Kush ia hoqi taksën Serbisë 100% me 1 prill?
– Kush ia dha Listës Serbe 2 ministri e kjo Lista nuk ia votoi fare qeverinë?
-Kush emëroi këshilltarë serb itharë të kriminelit Ratko Mladiq?
Të gjithë e dijmë nënshtrimin e kësaj qeverie ndaj Serbisë, tani kinse po vendosi reciprocitet.
Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime.
Gëzim Kelmendi
Discussion about this post