Elvis Hoxha i cili është anëtari i Vetëvendosjes dhe këshilltari i Albin Kurtit, ka sulmuar politikisht presidentin Hashim Thaçi pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.
Hoxha i cili njihet si kontrovers në qëndrimet e tij, në mënyrë të çuditshme ka sulmuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosovën pas kësaj aktakuze të pakonfirmuar, madje ai e ka quajtur “budallë” Avdullah Hotin derisa shprehet në formë sarkastike.
Statusi i plotë i Hoxhës:
Ramushi hoqi dorë prej qeverisjes sepse nuk ishte mirë që kryeministër të shkonte në Hagë, qoftë edhe si dëshmitar. Po tani që shkon Dulla me Hashën për marrëveshje me Serbinë, kur ky i fundit është president i Republikës dhe po i përgatit akuza nga dhomat speciale, a pritet që Ramushi të heqë dorë prej qeverisjes?
Nisur nga fakti që Ramushi ka zgjedhur për zv. ministër arsimi Bardhecin pa bachelor, sipas premisës së Limajt se: qeverisja nuk bëhet me libra, unë dyshoj fort se Ramushi mund ta kuptojë deduktimin e mësipërm.
Por halli i Ramushit është më i pakët se ai Grenellit. Ky i fundit do të ketë në datën 27 një dhomë të ngarkuar me krrime të supozuar lufte. Nga një anë Thaçin që e citojnë Dhomat e specializuara, nga ana tjetër Vuçiçin që e ka deklaruar vetë dëshirën për me vra muslimanë. Dhe të gjithë e dimë se këto që kërkoi Vuçiçi u kryen. Mirë që do të jetë aty edhe Dulla që ta lehtësojë pak situatën. Sepse, gjithnjë një budallë e lehtëson situatën.//gazetametro
Discussion about this post