Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme pësoi humbjen më të thellë në histori të saj.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka siguruar listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.
Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.
Avdullah Hotit deri më tani i janë numëruar mbi 60 mijë vota, pasuar nga Kujtim Shala me mbi 30 mijë vota, që ka lënë pas Lumir Abdixhikun që ka gjithsej 24 mijë e 241 vota të llogaritura, pa u përfshirë ato të diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.
Anton Quni është deputeti i 4 i LDK-së që ka fituar mandat tjetër në Kuvend, pasuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, që e përmbyll 5-shen më të votuar në LDK. Të dyve këtyre deri më tani u janë procesuar mbi 13 mijë vota. Pas tyre ndodhet me vota ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami, që mandatin pir deputete e fiton pa kuotë gjinore, për dallim nga gruaja e dytë më e votuar në LDK, Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci.
Në mesin e më të votuarve në LDK, që kanë fituar mandat për deputet, siç ka raportuar Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është edhe Driton Selmanaj.
Sipas këtyre rezultateve, grupi parlamentar i LDK-së, që në zgjedhjet fitoi vetëm 12,6% të votave, përkthyer në mandate për deputet 15 sosh, do të duket kështu:
- Avdullah Hoti,
- Kujtim Shala,
- Lumir Abdixhiku,
- Anton Quni,
- Armend Zemaj,
- Hykmete Bajrami,
- Agim Veliu,
- Behgjet Pacolli,
- Arben Gashi,
- Besian Mustafa –
- Driton Selmanaj,
- Marigona Geci,
- Vlora Dumoshi,
- Valentina Bunjaku-Rexhepi,
- Lirije Kajtazi
Discussion about this post