Darsej Morina dhe Olsi Podvorica janë dy të plagosurit në natën e sontme në Prishtinë pas një përleshje me disa persona të tjerë që ndodhen ende në arrati pas këtij incidenti.
Kështu ka mësuar nga burime të sigurta Gazeta10.
Gjithnjë sipas burimeve, deri te zënka mes tyre ka ardhur pas mosmarrëveshjeve me të dyshuarit tjerë që kishte pasur Podvorica.
Gazeta10 mëson po ashtu, se edhe më herët palët e përfshira kishin pasur përleshje mes vete.
Të plagosurit janë në gjendje stabile dhe janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Derisa siç ka raportuar gazetarja e Kanal10, njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë.