Në intervistën e javës në Gazeta Blic, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri komentoi për zërat se Vjosa Osmani mund të largohet nga kjo parti.Gaxherri tha se dalja e çdo anëtari e dëmton elektoralisht partinë.Ajo deklaroi se Osmani është akoma pjesë e LDK-së por se çka do të ndodhë tutje vendos ajo vet.
Gaxherri thotë se dëshira e saj është që të vazhdohet tutje së bashku me Vjosa Osmanin.“Çdo subjekt politik, dalja e çdo anëtari nuk është që nuk e dëmton, sepse tek e fundit në procesin e votimit, secila votë është votë dhe nuk mund ta themi se nuk ka rëndësi se kush largohet dhe sa aderojnë, kjo është puna e partive, në aspektin tjetër, sidomos kur krijohen personalitete të caktuara nga vet subjekti politik e aq më shumë në LDK, janë ata që vendosin për rrugëtimin e tyre, procesi i zonjës Osmani me LDK-në është deri këtu, Osmani prap është anëtare e LDK-së dhe ajo mund të vendosë për veten e saj çka tutje, e nuk mundem aq më pak unë të deklaroj, po natyrisht kisha pasë dëshirë të vazhdojmë rrugën bashkë edhe më tutje, por nuk duhet të harrojmë se secila organizatë e parti i kanë rregullat e veta dhe ne , cilido qoftë nga ne nuk mundemi me qenë të kënaqur gjithmonë as në familjet tona e lëre më në parti politike por janë rregullat që na orientojnë dhe ne duhet me nejtë brenda atyre kornizave”, deklaroi Gaxherri për Gazeta Blic.
Vjosa Osmani gjatë seancës së të hënës në kuvend deklaroi se LDK e ka sharë e ofenduar dhe se ajo e ka votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike për hirë të grupit parlamentar.
Gaxherri thotë se nuk do t’i komentojë këto deklarata por se raporti mes Osmanit dhe LDK-së është i ditur dhe ka mospajtime.Ajo shtoi se partitë politike në Kosovë akoma nuk janë maturu që me e nda inatin politik nga deklaratat dhe mundësitë elektorale.” Me ju thanë të drejtën nuk e kisha komentu fare sepse tash më gjithçka është e parë dhe e ditur në raportin e zonjës Osmani me LDK-në, ka mospajtime, nuk kemi cka me i shtu as me i mungu ktij procesi, e faledneroj zonjës Osmani që e ka gjetë arsyen me e votu ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ndoshta gabova sepse nuk kemi nevojë me falenderu askend, çdo deputet aty pozitë e opozitë, për çështje të tilla, kanë përgjegjësi e obligime të njejta, sepse nëse dijm me u thirr në këtë popull, populli nuk është i një partie, dikush duhet me qeveris, edhe opozita është e të gjithve, sepse në çështje nacionale e aq më shumë kur na vyjnë numra nuk duhet të hezitojmë e as me e marrë suksesin sepse tash më është e etabluar situata e votave dhe e procesve si shkojnë në kuvend, por fatkeqësisht ne kemi kalu një kohë dhe nuk jemi maturu sa duhet si parti politike me ditë me ba ndarjen nga inatet politike, nga deklaratat dhe mundësitë elektorale që na sjellin, ky është dëm që i shkaktojmë qyetarëve dhe vendit.
Dje kushdo që i është bashku këtij procesi e ka dhanë kontributin e vet, dhe më vjen mirë që më në fund ka kalu sepse kjo temë ka pasë shtyrje të pa nveojshme dhe të pa arsyeshme pëfveç aspektit të pandemisë, por dje secili ka kry një përgjegjësi të veten”, thotë Gaxherri për Gazeta Blic.
Discussion about this post