Gjatë ditës se djeshme në Stamboll ndodhi një sulm me bombë, si pasojë e të cilit 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë mbetën të lënduar, raporton Gazeta10.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se policia ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin e së dielës në Stamboll.
Në mesin e të arrestuarve, Soylu tha se është edhe personi që ka vendosur bombën.
Ai nuk dha më shumë detaje për ta, por akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – një grup militant – për sulmin.
Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.
Ai është shprehur se që nga momenti i shpërthimit, Policia e Stambollit dhe të gjitha njësitë janë duke punuar për vendin e origjinës, vendin ku është marrë urdhri dhe ata që kanë kryer aksionin.
Në këtë drejtim, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën.
Beyoğlu patlamasında bombayı bırakan kişi İstanbul Emniyet Müdürlüğü ekiplerince gözaltına alındı https://t.co/37aPK7sSH6 pic.twitter.com/PvWnoBwMAz
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) November 14, 2022
Discussion about this post