Kanë kaluar pesë javë që nga dita kur Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është suspenduar nga puna.
Por Gërguri prej nesër do të rikthehet në punë, saktësisht në Policinë e Kosovës.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Qalaj shkurt ka treguar se Gërguri do të kthehet në vendin e tij të punës, në pozitën e Komandantit të Njësisë Speciale.
Gërguri ishte suspenduar nga puna gjatë situatës pandemike, pasi që ishte parë në një foto me disa persona që kishin precedent penal. Por, nga hetimet e bëra është konfirmuar se takimi ka qenë i rastësishëm dhe se Gërguri nuk kishte bërë asnjë shkelje të rregullores së punës.
Amir Gërguri është shquar në të kaluarën për drejtimin me sukses të njësitit policor që ka udhëhequr për një kohë./Indeksonline/
Discussion about this post