Gjatë ditës së premte në Kuvendin e Kosovës janë takuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i NISMËS, Fatmir Limaj, ku kanë diskutuar lidhur me zhvillime e fundit ku është zhytur vendi në prag të konfirmimit të aktakuzave nga presidenti Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Veselit, dhe etheve të zgjedhjes së presidentit, raporton Syi.net Kosova.
Kjo e dyta duket që do ta zhysë vendin në një krizë më të thellë politike, për faktin se janë të përfshirë shumë aktor, të cilët tentojnë ta marrin postin e kreut të shteti, si nga pozita dhe opozita.
Takimi u zhvillua në zyrën e GP-të LDK-së, ishte i papritur dhe i paparalajmëruar nga krerët e partive, të premten.
Ku debati ka qenë i shtrirë në dy drejtime si ajo e konfigurimit të qeverisë, dhe kriza presidenciale.
Shefi i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklarua më shumë se një herë se jemi duke biseduar me zyrtarë të lartë PDK-së, lidhur me formatizimin e qeverisë ‘Hoti’, pasi na duhen më shumë deputet, për të pasur një qeveri funksionale dhe efikase për të përballuar zhvillimet që na presin.
Por sipas burimeve të Syri.net Kosova, bëhet e ditur se në partinë e Kadri Veselit, ka pasur diskutime lidhur me pjesëmarrjen e saj në qeverinë ‘Hoti’ dhe hapësirat që kjo parti i kërkon t’i marrin në kabineti ‘Hoti 2’.
Në ato takime kanë bërë të ditur burimet e Syri.net Kosova, janë zhvilluar diskutime të gjata, lidhur me emrat që priten të jenë pjesë e kabinetit nga radhët e PDK-së, kur shefi i GP të PDK-së, Bedi Hamza, pastaj Sekretari i Përgjithshëm, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj, do të jenë emrat e ministrave të PDK-së, por ish- ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Sipas burimeve të Syri.net Kosova, kërkesa e PDK-së, drejtuar LDK-së, ka qenë lidhur me shtimin e ministrive dhe kthimin e Ministrisë së Integrimeve, ku është diskutuar emri i Blerta Deliut për ta drejtuar këtë dikaster.
Burime nga partitë opozitare, kanë bërë të ditur për Syri.net Kosova, se gjatë javës që vjen do të marrin formë të plotë të gjitha kërkesat e saj, pastaj do t’i dërgojnë në adresë të drejtuesve të pozitës.
Por që ka një krizë brenda koalicionit qeverisës e pranon haptas shefi i LDK-së, Isa Mustafa i cila sot në një deklarim për media, ka thënë se ‘kemi bërë dhe do të bëjmë përpjekje që mospajtimet tona për çështje të caktuara t’i zgjidhim me biseda dhe dialog si partner, kjo është rruga më e mirë, zgjedhjet janë opsioni i fundit por gjithsesi i pranueshëm’.
Por dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili gjatë ditë së djeshme ka pasur debat në distancë me kryeministrin Hoti, i pyetur në lidhje me postin e presidentit e që është shprehur që nëse nuk bëhet president do ta dërgojë vendin në zgjedhje.
“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa./Syri.net Kosova.
Discussion about this post