96 raste me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë. Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, këto rezultate kanë dalë pas testimit të 439 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i rasteve në terren.
Ndërkaq sot janë konfirmuar të shëruar edhe 29 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post