Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka komentuar thirrjen për vaksinimin e mjekëve nga Kosova të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai ka thënë se kjo thirrje është bërë nga shteti shqiptar në formën humanitare.
Zemaj theksoi se homologia shqiptare Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar 50 vaksina për profesionistët shëndetësor kosovarë.
“Jo nuk ka shkresë zyrtare. Ne kemi qenë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë, me ministrat e Shëndetësisë së rajonit, në këtë aspekt edhe ministrin e Shëndetësisë së Shqipërisë”, theksoi Zemaj në Info Magazinë në Klan Kosova.
Zemaj foli edhe për arritjen kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë.
Ai tha se nesër do të fillojnë përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit e cila do të jetë në sallën “1 tetori”.
“Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”.Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave Me datën 17 Mars del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, theksoi ndër të tjera Zemaj.
“Komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rruge ma të mirë për përfundimin e këtij procesi”, tha Zemaj.
Discussion about this post