Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka komentuar një deklaratë të Lumir Abdixhikut, tashmë kryetar i LDK’së rreth bashkimit kombëtar dhe zhbërjes së shtetit, transmeton Periskopi.
‘’Përmes kësaj gjuhe kënd po e targeton. Kujt po i drejtohesh. Gjuhën e Lumir Abdixhikur kurrëkush në Kosovë nuk e kupton’’, ka thënë ai në Rubikon.
‘’Abdixhiku thotë s’duhet. Këtë se merr vesh askush, ose shumë pak. Rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë nuk ka të bëjë me zbërje të shtetësisë të Kosovës’’, shton Konjufca.
Discussion about this post