Një 22-vjeçar nga Kina, ka ndërruar jetë pasi brenda 10 minutash ka konsumuar 1.5 litra Coca Cola, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mjekëve konsumi i shpejtë i kësaj pije, ka ndikuar në rritjen e gazrave fatalë brenda trupit të 22-vjeçarit. Daily Maily shkruan se këto gazra i kanë tharë oksigjenin në mëlçi dhe pas pak kohe 22-vjeçari ka humbur jetën.
Ai shkoi në spital 6 orë pasi kishte pirë pijen e gazuar, me dhimbje të mëdha dhe barkun e fryrë.
Sipas tij, ai kishte pirë pijen e gazuar për t’u freskuar prej motit të nxehtë. Por, kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të gazrave në organet e brendshme të cilat prej presionit shkaktuan dëme në mëlçi.
Edhe pse mjekët u përpoqën që të ndërhynin menjëherë, i riu ndërroi jetë pas 18 orësh.
Discussion about this post