Mbrëmë në Malishevë është shënuar edhe një rast pozitiv me koronavirus, duke e çuar në 78 numrin e të prekurve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Jo më larg se para katër ditëve kjo komunë kishte shpallur fitoren ndaj pandemisë, pasi që nuk kishte asnjë rast aktiv me COVID-19.
Nga komuna kishin deklaruar se situata me koronavirus në territorin e Komunës së Malishevës është stabile dhe pa raste të reja, duke e ruajtur gjendjen pa asnjë rast aktiv, kjo pasi që raste pozitive nuk kishin shënuar që nga 29 maji.
Kujtojmë se në Kosovë janë konfirmuar edhe 95 raste pozitive me COVID-19, duke e 2 mijë e 363 numrin e përgjithshëm të të prekurve./
Discussion about this post