Është shënuar rekord i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, me numrin që ka arritur në 923 nga vetëm rreth 3 mijë e 400 testime. Por, si qëndron Kosova krahasuar me Kinën?
Deri tash, në Kosovë janë regjistruar 13 mijë e 804 raste aktive derisa prej nisjes së pandemisë e deri tash janë raportuar plot 74 mijë e 754 raste pozitive me Covid-19.
Po ashtu, në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 872 raste të vdekjeve nga koronavirusi.
Këto statistika janë të krahasueshme me Kinën, vendin ku e ka origjinën ky virus, shkruan Periskopi.
Kina ka raportuar vetëm 11 raste të reja me koronavirus në ditën e fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 90 mijë e 201.
Raste aktive janë vetëm 180 sosh.
Pra, Kina ka vetëm 15 mijë e 447 më shumë se Kosova. Për më tepër, në Kinë janë bërë rreth 160 milionë testime gjithsej.
Sidoqoftë, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë është pak më i lartë.
4 mijë e 636 qytetarë kinezë kanë vdekur pas infektimit me koronavirus, që është numër gati tri herë më i lartë se numri i qytetarëve të Kosovës.
Me ritmin aktual, Kosova do të kalojë Kinën me numër të rasteve pozitive për dy javët e ardhshme./Periskopi
Discussion about this post