Çdo fëmijë në Gjermani do të marrë 300 euro. Pagesa ka filluar që të aplikohet prej ditës së djeshme.
Kjo është vetëm një nga masat e pakos shpëtimtare e dakorduar në muajin qërshor për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia. Do të jenë rreth 18 milionë fëmijë që do të marrin një shtesë prej 300 euro. 200 euro do të jepen në muajin shtator, ndersa 100 eurot e tjera ne tetor.
Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, Marcel Fratscher, thekson se bonusi nuk është vetëm shumë domethënës, por gjithashtu “një nga masat më të arsyeshme në paketë për të promovuar situatën ekonomike”.
Kjo shtesë do t’i vijë në ndihmë familjeve që kanë nevojë për mbështetje në këtë kohë krizë që po jetojmë.
Discussion about this post