Me tensione të shumta po vazhdon seanca e Kuvendit, ku kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur ashpër me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.
Gjithçka ka nisur për nismat e iniciuara nga Kuvendi ndaj ekzekutivit të Republikës.
“Për opozitën dhe qeverinë janë dy popuj, ose janë popull ndryshe kur je në qeveri, tjetër kur je në opozitë. Kemi mendu që është populli i njëjtë. Për LDK-në dhe koalicionin se çfarë epiteti i jepni kësaj qeverie kemi vendos mos me u marrë, kemi vendosë me punu. Zonja kryetare me Kushtetutë keni të drejtë lista legjislative edhe Kuvendi”, u shpreh Selmanaj.
Ndaj këtyre deklaratave reagoi kryeparlamentarja Osmani, e cila tha se Kuvendi ka muaj të ka iniciuar këto nisma, të cilat, sipas saj, u bllokuan nga vetë ata që tani janë në pushtet.
“Unë sinqerisht nuk po ju besoj veshëve se çka dëgjova, këtë e tha zëvendëskryeministri i qeverisë, jo ministrat që kanë dikastere specifike. Zëvendëskryeministri thotë sillni nismat në Kuvend. Ka kohë që i kemi sjellë në Kuvend, prej 25 marsit deri më 3 qershor i keni blloku ju që thatë se është i njëjti popull. Dhe për të njëjtin popull u kërkova edhe unë. Por të thuhet në qoftë se dëshironi ju me i iniciu, inicioni e sillni për opinion është dezinformatë e rëndë për qyt sepse Kuvendi ka muaj që i ka iniciuar. Mos thoni që ky Kuvend nuk ka bërë nisma”, ishte reagimi i Vjosa Osmanit.
E zëvendëskryeministri Selmanaj u përgjigj duke thënë se ato nisma i janë dërguar qeverisë së kaluar dhe jo asaj të tashmes, çka Osmani e demantoi.
“Unë mund të kem mirëkuptim për ata që nuk e njohin rregulloren e Kushtetutën por kryetarin e kuvendit nuk e shti në atë mes. Kur janë dërgu më 15 mars u janë dërgu një qeverie tjetër. Kjo është qeveri e re. Në afatin Kushtetues do ta keni përgjigjen”, u shpreh Selmanaj.
E Osmani e quajti këtë dezinformatë.
“Është dezinformatë që ia kemi dërgu Qeverisë tjetër, vetëm kësaj qeverie ia kemi dërgu”, u shpreh ajo.
Discussion about this post