Ulqini njihet si një prej destinacioneve më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe vendet e rajonit, në kohën e verës.
Plazhet e shumta me plotë rërë, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët nga Kosova.
Edhe këtë vit, atje kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri veror, por me masa të shtuara për shkak të pandemisë COVID-19.
Mali i Zi pret që të hap kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë nga data 1 qershor.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq në një bisedë për lajmi.net ka ftuar të gjithë kosovarët që kanë shtëpitë e tyre atje që të shkojnë për pushime. Ani pse qytetarët qëndruan të mbyllur për rreth tre muaj dhe rreziku nga pandemia është akoma evident, Nrekiq e jep një arsyeje pse duhet të vizohet bregdeti atje.
“I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtëpi të veta në Ulqin që të vinë për pushime në to. Pra mund të vinë lirisht, pa asnjë telashe. Aktualisht kemi një siguri të madhe kundër koronës, pasi jemi shteti i parë në Evropë që jemi shpallur si free destination, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ulqini ka hapësira të mëdha, të cilat na bëjnë që turizmi në këtë kohë të pandemisë të zhvillohet më lehtë dhe më i sigurtë. Ne i presim jo vetëm ata që kanë shtëpitë e veta, por edhe ata që na akën vizituar për gjatë këtyre viteve”, thotë Nrekiq.
Kryetari i Ulqinit thotë se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë me Shqipërinë e Kosovën dhe me rajon dhe se pret që të ketë shumë kosovarë në këtë sezon, pasi siq tha ai, çdo vit ka pushues më së shumti nga Kosova.
“Ata dhe të tjerët mund të vinë sivjet pa frikën se do të kenë telashe me testime, apo gjera të tjera. Instituti i shëndetit Publik këtu i ka marr të gjitha masat duke konkloduar se me çdo shtet të hapën kufijtë duke bërë disa kalkulime të numrit të të infektuarve në atë shtet. Kosova i përmbushë ato kushte dhe ne mirëpresim turistë nga atje. Instituti ka pasur takime me gastronomitë dhe komunikim të vazhdueshëm më qytetarët, distance sociale do të respektohet, dhe po ashtu higjiena me mjete dezinfektuese. Personeli i restoranteve dhe i kafe barëve, i plazhit do të jetë i pajisur me maska, por jo edhe pushuesit”, shtoi tutje Loro Nrekiq.
Ai tha se u kanë sugjeruar pronarëve të restoranteve që sivjet çmimët të jenë më të ulëta.
“Mendoj se çmimi do të jetë pak me i ulët, por kjo do të varët nga pronarët se a do t’i zbresin apo jo. Ne u kemi dhënë rekomandime që të zbresin çmimet për mysafirët tradicional që i kemi, sikur se janë shqiptarët e Kosovës”.
Nrekiq ka thënë se edhe këtë vit të gjithë vizitorët duhet të regjistrohen.
“Çdo vizitor duhet të regjistrohet, në mënyrë që të kemi evidenca të caktuara. Ne duhet të dimë sa vizitorë i kemi pasur dhe se çfarë është bërë pastaj më ta, janë kthyer në shtëpitë atyre, apo çka ka ndodhur”.
Pos hoteleve, pushuesit do të mund të akomodohen edhe nëpër shtëpitë privatë. /Lajmi.net/
Discussion about this post