Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së.
Ministri Vitia është përgjigjur lidhur me hapjen e kufijve tokësorë përkatësisht, hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se janë në bashkëpunim me IKSHPK’në dhe për këtë çështje do të njoftohen të gjithë pas datës 1 qershor kur edhe fillon faza e tretë e masave.
“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKSHPK’në, dhe të gjitha rekomandimet siç e keni parë i kemi marrur masat, jemi në përgatitje të shumë vendimeve të tjera që do të merren nga data 1 qershor dhe në momentin që do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Vitia në konferencën për media.
Discussion about this post