Akrepat e orës, përsëri do të kthehen një orë mbrapa.
Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe se dielës, fillon periudha kur ndryshohet ora, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.
E siç ka ndodhë çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundoj ora vetrore, e akrepat do të kthehen për 60 minuta mbrapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit, shkruan 02Press.com
Kështu, të dielën, më 25 tetor, në ora 03:00 akrepat do të kthehen 1 orë pas duke mundësuar atë ditë që të flihet një orë më shumë.
Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
Discussion about this post