Ish-kryeministri dhe lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se delegacioni i Kosovës në SHBA përbëhet nga gazetarë e politikanë dhe se këta, po i shpallin dashuri emisarit Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.
Këto deklarata Kurti i bëri përmes një konference për media, duke kritikuar ashpër delegacionin e Kosovës.
“Kryeministri Koti mund t’i tradhëtojë vetëm ata 25 mijë votues të tij. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikanë e gazetarë duke i shpallur ndërmjetësit dashuri të njëanshme dhe besim, Grenelli palën kosovare e ka, tash duhet t’ia shuajë ankesat dhe pakënaqësitë popullit serb.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.
Kurti ndër të tjera shtoi se Hoti nuk mund të quhet tradhëtar, pasi ai po i tradhëton vetëm 25 mijë votuesit e tij.
Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe tashmë veç se pritet që për pak të fillojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë./gazetametro.net
Discussion about this post