Deputetja Mimoza Kusari Lila, që vjen nga Alterantiva dhe pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së e ka krahasuar Qeverinë e Avdullah Hotit me momentin kur Kosovës iu suprimua autonomia.Në një psotim në Facebook, deputetja Mimoza Kusari Lila tha se Qeveria e re varet nga Lista Serbe.
Ky është postimi i saj:
Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, tentohet të votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit.
Discussion about this post