Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë të cilat e nxorën VV-në fituese, ka thënë që kjo e shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim.
Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, theksoi se ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, sipas saj, do të vijë së shpejti.
“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.
Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës. Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, u shpreh ajo.
Discussion about this post