Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është në proces të përzgjedhjes së emrit për nënkryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Pozitë kjo mbetur e zbrazët që nga zgjedhja e Bedri Hamzës, Kryetar i Mitrovicës.
‘Gazeta Blic’nga burime të saj brenda PDK-së, ka mësuar se Blerta Deliu-Kodra është emër potencial për nënkryetare të Kuvendit.
Mirëpo deputetja Deliu-Kodra, në një përgjigje për Gazeta Blic, thotë se akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, sipas saj, kjo çështje nuk është diskutuar.
“Nuk kemi diskutuar akoma për këtë çështje”, i ka thënë Deliu Gazetës Blic.
Discussion about this post