Jetesa në Kosovë ka ndryshuar pas përfundimit të luftës.
Nëse ne jemi mësuar të kemi miq, fqinj, të shkëmbehemi me njerëz në rrugë apo të jetojmë pranë familjarëve tanë, dikush ka preferuar të jetojë për çdo ditë i vetëm.
Bëhet fjalë për 70- vjeçarin Sabit Maliqi, që jeton në fshatin Graxhanik të Kosovës, shtëpia e të cilit gjendet buzë një përroi.
Në një reportazh për RTV21 i moshuari tha se është i kënaqur dhe nuk pranon kurrsesi ta lërë jetën e fshatit.
“Dy ditë në Prishtinë më duken si dy javë”.
Maliqi është mësuar me vetminë dhe me t’i bërit gjërat vetë.
Ai gatuan dhe kujdeset për gjithçka tjetër që i siguron ushqim.
Për shkak të rrugës së keqe, e cila mund të kalohet veçse me traktor 70- vjeçari rrallëherë lëviz nga fshati i tij.
“Sabiti është interesant.
Edhe ne befasohemi se si e organizon jetën.
Me përjashtim të 3 muajve vere nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore.
E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë ”, tha njeri prej banorëve të një fshati fqinj.
Discussion about this post