Britania e Madhe ka aprovuar për përdorim pilulën eksperimentale të kompanisë amerikane Merck që lufton COVID-19. Është autorizimi i parë që jepet nga ndonjë rregullator publik për një trajtim oral ndaj koronavirusit te të rriturit.
Ekspertët thonë se nëse autorizohet gjerësisht, medikamenti mund të ketë potencial të madh në ndihmë të luftës ndaj pandemisë që ka pushtuar botën. Pilulat merren shumë lehtë, ndërsa prodhuesit dhe farmacitë mund t’i bëjnë ato lehtësisht të qasshme në vendet e varfra, në zhvillim dhe në ato me infrastrukturë të dobët që kanë dhe kufizime në furnizimin me vaksina.
Të dhënat e testeve të ilaçit, të cilat janë kontrolluar me kujdes nga rregullatori britanik, kanë konfirmuar shanse reale të parandalimit të vdekjeve apo simptomave të rënda nga COVID-19 te personat më të rrezikuar. Britania po shqyrton mundësitë se si do të jepet kjo pilulë për pacientët, ndërsa ka porositur 480 mijë pilula nga kompania amerikane.
Discussion about this post