28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Pas lajmit për vdekjen e saj ka reaguar Labinot Tahiri, i cili ishte mobilizuar për të ndihmuar me mjete financiare Florianën.
“Njoftim për vdekjen e FLORIANA MUSLIUT!
Florina, ne mund të luftonim me gjithcka në jetë, por me caktimin e Zotit se kur ai vendos të na dêrgojë në botën tjetër , ne nuk mund të luftojmë!
U zgjuan i madh e i vogël pêr ta shpëtuar shpirtin tënd, por ja që sot shpirti yt do të bëhêt dritë e radhës në një parajsë ku edhe ne një ditë do të jemi me ty!
Vajzë e dashur, shoqe dhe bijë e Milaim Musliut, pushoftë i qetë shpirti yt në botën tjetër😔
Shoqeve e shokëve , familjes Musliu, mjekëve dhe mbarë atyre qê u munduan të na ndihmojnë, iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Floriana Musliut!
Ne edhe pas këtij rasti vazhdojmë ta kërkojmë një spital për LEUKEMI dhe semundjet e rënda, edhe pse mjekêt tanë bêjnë shumë përpjekje me i shpëtuar jetêt tona në vendin tonë!
Labinot Tahiri, KOSOVË E SHQIPËRISË”, ka shkruar Labi.
Discussion about this post