Kēshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti, gjegjësisht nga posti i anëtares së kryesisë dhe nënkryetares, raporton Gazeta Blic.Derisa deri më tani jo zyrtarisht dihet se kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, kanë votuar 9 anëtarë të kryesisës së LDK-së, ende nuk dihet se si ka votuar zëvendëskryministri i vendit dhe anëtari i LDK-së Driton Selmanaj, i cili ka qenë i përfolur për raportet e tij me Osmanin pas një përplasje në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.GazetaBlic ka kontaktuar me Selmanajn, ai tha se vota e tij është tërësisht personale dhe se ka votuar si e ka parë të arsyeshme.
“Vota është tërësisht personale, kam votuar ashtu siç e kam pa të arsyshme”, tha Selmanaj.Njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Lidhjen Demorkatike të Kosovës, Lutfi Hazi i ka dalë kundër Isa Mustafës.Burime të Gazetës Blic brenda LDK-së kanë theksuar se Haziri ka votuar kundër iniciativës së Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtarës së partisë.
”Nënkryetari Lutfi Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit”, tha ky burim.Gazeta Blic ka provuar që të flas me Hazirin, por kontakti ka qenë i pamundur.Pos Hazirit edhe dy anëtarët tjerë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që vijnë nga Gjilani, deputeti Fatmir Rexhepi dhe deputetja Valentina Bunjaku, kanë votuar kundër shkarkimit të Osmanit.“Të jem korrekt nuk kam informacion për këtë lajm. S’ma merr mendja se mundet me ndodh. S’kanë asnjë arsye me e ba atë, e kush e ka atë të drejtë, as kryetari i partisë. Kjo s’ka kuptim hiq” tha shkurt deputeti Fatmir Rexhepi për Gazeta Blic.
Discussion about this post