Bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherësh aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pritet të jetë anëtari më i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga ky subjekt politik.
Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burrime të saj brenda Presidencës.
”Alban Krasniqi do të jetë anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje”, thotë ky burim.
Krasniqi në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës.
Në këto zgjedhje ai humbi me një shumicë të konsiderueshme votash me kundërkandidatin e tij.
Krasniqi nihet në publik edhe për qëndrimet e tij radikale kundrejt kundështarëve politikë.