Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi është shprehur se votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, sipas tij, është në interes të qytetarëve kosovarë në këtë kohë pandemie, shkruan GazetaBlic.
Në Kanal10, Bislimi ka shtuar se ndryshimi i qëndrimit të Partisë Demokratike të Kosovës për të votuar këtë ligj është për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.
“Ajo se çka ka bërë PDK-ja është për të mirë të qytetarëve, pasi me këtë Ligj u dilet në ndihmë atyre. Prandaj, LDK është mirënjohëse për përkrahjen e këtij ligji”, ka thënë Bislimi.
Discussion about this post