Që prej mëngjesit të sotëm raportohet se nuk janë ndalur lëkundjet e tërmetit në Korçë ku së fundmi është ndjerë një tjetër e fortë për të cilën mësohet paraprakisht se ka qenë 4.05 ballë ndërsa nuk ka informacione se ku ka qenë epiqendra e tij.
Fax News raporton se më shumë se 10 lëkundje janë regjistruar ditën e sotme.Kujtojmë se 1 vit më parë lëkundjet e térmetit shkaktuan déme të mëdha në Floq, Qafzezë, Vidohove dhe pjesërisht në qytet.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave janë regjistruar dy lekundje tërmeti mëngjesin e kësaj të shtune, 30 maj.Por lekundja e më e fortë para kësaj të fundit, ka qenë me magnitudë 3.5. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendren ne Kapshtice.Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00 dhe goditja ka pasur nje një thellësi 22 kilometra.
Discussion about this post