Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin e kësaj komune Sami Lushtakun, ditën e sotme janë takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Nura ka thënë se ndaj Limajt shpreh mirënjohje për solidaritetin që ai kishte dhënë gjatë kohës kur qyteti i Skenderajt u përball me vërshimet e janarit.
Postimi i plotë:
Mirëpritem bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ndaj të cilit shpreh mirënjohje për konsideratën dhe solidaritetin me gjendjen e shkaktuar nga vërshimet e 19 janarit.