Mikrobiologu Lul Raka për herë të parë ka folur rreth sëmundjes me të cilën përballet djali i tij, Lumi.
I ftuar në njërin nga emisionet e televizionit T7, Raka ka rrëfyer edhe momentin kur e kishte kuptuar se djali i tij vuan nga sëmundja e fibrozës.
Dhimbja e kyçeve kaloi krejtesisht në 14 ditë! Mjekët e fshehin
Deputeti i pakënaqur i pushtetit themelon një grup të ri brenda Kuvendit -…
Gjithçka kishte filluar kur Raka kishte fituar bursë për studime dhe kishte tentuar ta merrte edhe familjen e tij me vete.
“Me bursën që e kam marrë atëherë kam mujtë me marrë familjen në Amerikë. Por ndodhi një e papritur, Lumi, djali ka pasur probleme shëndetësore, Fibrozë, që është një sëmundje gjenetike. Edhe kur erdh informata profesori zviceran që ishte aty tregoj që me këtë rezultat nuk mundesh me marrë familjen, ishte shok për mua dhe sfida më e madhe në jetë” – tha ai.
“I thashë profesorit që fëmija dhe prindërit janë të shenjtë, për ta e la krejt karrierën dhe u ktheva në shtëpi.
Tutje, ai ka treguar gjendjen shëndetësore të tanishme të djalit të tij. Derisa ai zbuloi edhe një premtim që i ka bërë djalit të tij, Lumit.
“Lumi sot është mirë, në shator i ka bë 21 vjet, merr terapi, përballet me sëmundjen i ndihmojmë. Me Lumin çdo lojë e shohim bashkë dhe i kam premtu që si të hekën vizat kemi me shku me pa një lojë bashkë” – tha ai.
Ndryshe, Lul Raka tashmë është shumë i njohur nga të gjithë, sidomos pas përhapjes se pandemisë së koronavirusit. Raka përveç që është njeri prej mikrobiologëve me eminent në Ballkan ai ka marrë çmime evropiane e botërore për punën e tij.
Discussion about this post