Mikrobiologu i njohur kosovar Lul Raka, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka marrë pjesë në ashtuquajturin “tubim” të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Raka se dalja e Arben Vitisë në tubim ishte gabim dhe se nga ajo kohë në Prishtinë filloi rritja e numrit të rasteve në Prishtinë.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve të shmangen nga tubimet apo nga grumbullimet e njerëzve siç po ndodhin kohën e fundit në Kosovë
“Prej fillimit e kom potencu se çdo grumbullim i njerëzve pa marrë parasysh kontekstin, është kërcenim për shëndetin publik. Ne Danimarkë 1 person ka dalë pozitiv, 15 mijë vetë kanë me u testu. Unë kam bashkëpunuar me Arben Vitinë, dhe mendoj që për rrethanat e Kosovës ka qenë menaxhim përtej parashikimeve. Mirëpo dalja ne demonstratë në atë kohë, une mendoj që është gabim. Menaxhimi ka qenë i shkëlqyer, por dalja ne tubim është gabim, sepse pikërisht atëherë filluan te rritet numri ne Prishtinë”, tha Raka në T7.
Raka konfirmoi që pikërisht rritja e rasteve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.
“Ngritja e rasteve të ditëve të fundit është reflektim i moszbatimit të masave parandaluese, ne kemi thënë prej fillimit që vaksine s’ka prandaj ilaçi i vetëm është parandalimi. Me një trend të tillë të rritjes shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet në Klinikën Infektive sepse për 3 ditë, prej 40 pacienteve janë 60. Por me këtë trend shumë shpejt mund të rritet”, ka thënë mikrobiologu.
Mikrobiologu thotë se ende situata është nën kontroll, derisa thotë se jo domosdoshmërish çdo rast do të spitalizohet.//gazetametro
Discussion about this post