Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës, pavarësisht se të gjithë bëhen kundër saj.
“Pavarësisht se kemi kundërshtarë politikë gjithandej, pavarësisht se në një moment të gjithë bëhen kundër LDK-së, duhet ta kuptoni se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës”, tha Abdixhiku.