Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar vizitën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti në këtë komunë.
Lushtaku në një lidhje direkte në Pressing të T7 tha se ky ishte një provokim nga Kurti.
Ai shtoi se Kurti kishte marrë më shumë policë me vete gjatë vizitës në Skenderaj sesa kur ishte për vizitë në veri të Mitrovicës.
“Po besoj që edhe une e kam pa njejtë sikur ju. Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhë me forca të shtuara të Policisë dhe pershtypja jem ishte sikur gjatë luftës. Kurti nuk është dashtë me ardhë në Drenicë ashtu, unë mendoj që zotri Kurti e ka provoku qytetarin e Drenicës. Para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore si në Skenderaj. Sheshi I Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska”, tha Lushtaku.
Discussion about this post