Ndonëse një përplasje e ashpër po zhvillohet mes AAK’së dhe PDK’së në lidhje me çështjen e postit të presidentit, në këtë mes është futur edhe Lidhja Demokratike e Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Është nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri i cili i ka porositur AAK’në se nuk është koha e kushtëzimeve dhe e ultimatumeve, pasi mbrëmë deputeti Daut Hardinaj tha se ose të zgjidhet president Ramush Haradinaj ose do ta çojmë Kosovën në zgjedhje.
Haziri paralajmëroi sërish se emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK’së, ashtu siç ka thënë edhe më herët për emrin e kryeministrit të Kosovës..
“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Kujtojmë se Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa po merret me organizimin e tryezës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku në këtë tryezë do ftohen të gjitha partitë politike në vend, shkruan Gazeta Metro.
Ndërkaq deri tani Ramush Haradinaj nga AAK ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për të kandiduar për president, mirëpo ai deri tani nuk ka asnjë përkrahje dhe mbështetje nga partitë politike, madje as komunitet pakicë.
Discussion about this post