Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri beson se Isa Mustafa duhet të jetë President i Kosovës nëse Hashim Thaçi dorëhiqet.
“Nuk kemi bisedu dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, tha ai ndër të tjera në RTV Dukagjini.
Dje ishte dita e fundit kur Gjykata Speciale duhej të tregonte se a do t’i konfirmohet apo jo aktakuza Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Discussion about this post